Google ADS

Banorët e Burrelit të shqetësuar nga ujërat e zeza që dalin nga burgu

01:09 | 4 Prill 2017
Trina Galanxhi

Edhe pse është ngritur disa herë si problematikë nga vetë banorët, ujërat e zeza që dalin nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel, situata është po e njëjtë.

Banorët thonë se prej 20 vitesh është premtuar nga ish Bashkia e Burrelit dhe sot ajo e Matit, për eliminimin e këtyre ujrave të zeza por deri tani nuk është zgjidhur.

E gjithe lagjia eshte e ndotur, duke bërë që banorët të mos guxojnë të hapin dritaret as dyert nga aroma e keqe. Temperaturat po rriten dhe sipas specialistëve kjo eshte nje burim infenksioni per te gjithe kete zone si dhe për kalimtarët e tjerë:

Në rrugën në fjalë kalojnë edhe kortezhet mortore të cilat shkojnë në varrezat e qytetit që duhet të përballen me këtë ndotje. Ndërkaq, nga ana e Shërbimit të Higjenës, nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë problem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme