Kanë më shumë se 3 muaj që protestojnë çdo ditë, por sërish duken të vendosur ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.
Dhjetëra banorë të Unazës së Re në Tiranë deklarojnë se nuk kanë ndërmend të shkulen nga aty derisa çështja e tyre të triumfojë. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të anulojë projektin që iu prish shtëpitë dhe bizneset.
“Të jemi të bashkuar për t’i dhënë fund bandës së qeverisë. Turp për ata banorë të Astirit që nuk na bashkohen. Ne protestojmë në mënyrë paqësore. Ministrat e Ramës të gjithë miliarderë. Nuk do përulemi para askujt.
Shteti nuk funksionon, populli duhet të marrë në dorë fatet e tij. Policia e shtetit po na provokon. Ne dalim këtu për të mbrojtur shtëpitë tona. Nuk do lëvizim derisa të largohet Rama”, u shpreh një prej banorëve.
Si çdo ditë, edhe sot banorët u mbështetën nga ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...