Edhe pse Shqipëria është vendi më zhvillimin më të ulët të tregjeve financiare në Rajon dhe me gjerë operatorët me të mëdhenj të këtij tregu, Bankat, nuk shohin potenciale.
Një studim i Bankës Europiane të Investimeve në lidhje me vlerësimin e perspektivave të tregut në të ardhmen ka gjetura shenja të ulta të potencialit të tregut Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Poloninë, Serbi, Slloveni dhe Sllovaki. Në Shqipëri pothuajse bankat mëme i janë përgjigjur anketës së BEI se tregu ka potencial të ulët ose deri diku mesatar, ndërsa në vend e tjera të Rajonit edhe pse potencialet janë ulur bankat janë më optimiste.
Sa i përket pozicionimit të tregut, bankat janë të kënaqura me shkallën e operacioneve, pothuajse në të gjithë Rajonin.
Po sipas vlerësimit të BEI, fitimi i bankave shqiptare, matur nga kthimet e korrigjuara ndaj kapitalit dhe aktiveve është nga më të ultat në Rajonin e CESEE. Provigjionet në rritje prej kredive të këqija kanë peshuar negativisht në rentabilitetin e bankave shqiptare.
Shqipëria shihet përmes grupeve bankare mëmë si një treg me potencial të mesëm dhe pozicionim të kënaqshëm të tregut, por krahasimisht me fitim më të ulët se grupi për shkak të pastrimit të vazhdueshëm të portofolit të huave me probleme.
Kreditimi po ecën me ritme të moderuara, teksa kërkesa dhe oferta për kredi pritet të përmirësohen pak në të ardhmen.
Kriteret e kredisë po mbahen të shtrënguara për kompanitë e mëdha, teksa priten lehtësime për huanë e blerjes së banesave.
Anketimi i BEI ka gjetur se në të kundër të zhvillimeve Rajonale, dinamikë pozitive edhe për vitin në vijim pritet ta ketë vetëm kredia konsumatorë./Monitor
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë