4.6 përqind është mbiçmimi real vjetor i lekut, kundrejt valutave kryesore në muajin shtator, raporton Banka e Shqipërisë.
Ndërkohë, mbiçmimi vjetor i lekut kundrejt euros rezultoi mesatarisht 2.9 % në tremujorin e tretë të vitit. Krahasuar me fund shtatorin e 2016, leku ka fituar rreth 4 pike ndaj euros dhe 9 pike ndaj dollarit amerikan.
Rënia e dollarit i dedikohet lëvizjes së tregjet e huaja. Mbiçmimi i lekut i bën më të lira importet dhe më të shtrenjta eksportet si ka ndikimet e veta në kreditë e marra në valutë të huaj.
Forcimi i monedhës shqiptare ka filluar që prej dy vitesh dhe po sipas Bankës Qendrore është ndikuar nga përshpejtimi i rritjes ekonomike në vend, pritjet për vazhdimin e kësaj tendence në të ardhmen dhe reduktimi i primit të rrezikut për ekonominë tonë.
Tregu ka teprice valute sipas Bankës së Shqipërisë dhe kjo ka ndikuar në mbiçmimin e lekut. Por nga ka ardhur ky fluks valute?
Banka thotë se janë investimet e huaja që kanë dhe ndikim dhe ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente, një e dhënë kjo që tregon të gjitha hyrje daljet valutore në Shqipëri.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...