Vendet e Europës dhe Azisë Qendrorë të grupuara në Rajonin ECA në dekadat e fundit kanë evoluar duke zgjeruar infrastrukturën që shërben në zgjerimin e tregtisë, por një studim i fundit i Bankës Botërore që u publikua dje tregon se disa vende kanë shënuar përparim më të ulët.
Studimi vëren se përgjithësisht vendet e Ballkanit Perëndimor janë më dobët në lidhjet që rrisnin tregtinë dhe vlerat në Rajonin e ECA, por Shqipëria shihet të ketë renditje edhe me dobët se Rajoni.
“Multidimensional Connectivity indexes” i dha pikë poshtë nivelin mesatar Shqipërisë duke e renditur keq në lidhjet me Europën dhe Azinë.
Banka Botërore e renditi Shqipërinë në vendin e 78 në botë, të përfshira, në indeksin e Lidhjes Shumëdimecionale. Ky vlerësim e vë atë të fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë, duke lënë pas vetëm shtete të tilla si Moldavia, Gjeorgjia, Taxhikistan, Azerbaxhan. Vendet e tjera të Rajonit, Bosnja, Maqedonia kanë renditje pak më të mirë (përkatësisht 68 dhe 77).
Vendin e parë në botë në këtë indeks e kanë Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Gjermania dhe Kina.
Për nivelin e investimeve të huaja direkte, Shqipëria u rendit në vendin e 87, sërish ndër të fundit në Europë. Maqedonia ishte e 74 dhe Bosnja në vendin e 77.
Në Indeksin e lidhshmërisë më të tjerët, Shqipëria u pozicionua keq në aspektin tregtar në vendin e 80, në atë të emigracionit në vendin e 76 dhe në lidhjet me linja ajrore në vendin e 75.
Por Banka Botërore vëren se ka ende mundësi të larta për të maksimizuar ekspozimin ndaj rrjedhave ndërkombëtare të mallrave, njohurive dhe aftësive.
Indeksi i lidhjeve shumëdimensionalë sugjeron se vendet nuk duhet të mbështeten në një ose dy lloj lidhjesh, përkundrazi, ata duhet të zhvillojnë një shumëllojshmëri të gjerë lidhjesh reciproke me njëra-tjetrën, duke përfshirë edhe migracionin. Për shembull emigrantët e rikthyer në Argjentinë ringritën industrinë e verës duke shfrytëzuar përvojën jashtë vendit të tyre.
Gjithashtu lehtësimi i tregtisë së shërbimeve dhe heqja e pengesave për tregtinë e produkteve do të lehtësonte transaksionet ndërkombëtare.
Përmirësime të tjera në klimën e brendshme të biznesit mund ta bëjnë një ekonomi më të hapur me botën e jashtme.
Politikat e brendshme të secilit shtet, duke përmirësuar klimën e biznesit, shërbimet në përgjithësi dhe duke zhvilluar institucionet vendase sidomos ato të financave, bëjnë lidhjet me jashtë me fleksibël./Monitor
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj