Shqipëria shënoi rritje të madhe të punësimit pas pandemisë, por disa rajone të vendit tonë renditen të parat në Ballkanin Perëndimor për nivelin e lartë të papunësisë.
Rajoni i Ballkanit historikisht ka vuajtur nga një nivel i lartë i papunësisë, por gjithashtu ka diferenca të mëdha ndërmjet rajoneve të ndryshme, ku papunësia është jashtëzakonisht e lartë, analizoi së fundmi Banka Botërore.
Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, disa rajone që kanë pasur historikisht norma të larta të papunësisë përjetuan rritje edhe më të madhe të papunësisë në raport me periudhën parapandemike, si Lezha dhe Dibra në Shqipëri (rritje me 5 pikë përqindje dhe 7,6 pikë përqindje 2022).
Normat më të larta të papunësisë në Ballkan i kanë katër rajone të Maqedonisë së Veriut dhe një në Bosnjë, e pesta në radhë për nivelin e lartë të papunësisë është Lezha, i gjashti një rajon në Juglindje te më Maqedonisë se veriut dhe pastaj Dibra. Gjithashtu Banka Botërore rendit Durrësin dhe Vlorën me nivel papunësie mbi mesataren rajonale.
Papunësia në Ballkanin Perëndimor u ndikua në mënyrë disproporcionale nga pandemia. Gati 70,000 vende pune humbën në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020, kryesisht të orientuara drejt turizmit.
Shqipëria dhe Mali i Zi u goditën më shumë si rezultat i kufizimeve në lëvizje. Në të njëjtën kohë, normat e papunësisë në kryeqytetet (Tiranë, Beograd, Shkup) shënuan ulje modeste të papunësisë.
Në anën tjetër qytetet shqiptare të Gjirokastrës, Kukësit, Beratit dhe Elbasanit renditen me nivelin më të ulët të papunësisë në rajon. Papunësia e ulët në këto qarqe sipas analizave të mëparshme të Bankës Botërore lidhet zhvillimet demografike, shpopullimin e këtyre rajoneve dhe plakjen e popullsie.
Kudo në Ballkan shkalla e përgjithshme e pjesëmarrjes në forcën e punës është përmirësuar gjatë vitit të kaluar.
Shkalla e pjesëmarrjes ishte mesatarisht 53.1 për qind në dhjetor 2022 ose me rritje 0,8 pikë për qind në rritje në krahasim me fundin e vitit 2021.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës pësoi rritje të Malin e Zi dhe në Shqipëri (përkatësisht me 5.6 pikë për qind dhe 2.8 për qind).
Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës arriti 63.2 për qind në Shqipëri, një rekord rajonal.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shkalla e pjesëmarrjes ra në vitin 2022, ndërsa ne Serbi rritja e punësimit u ngadalësua në fund të vitit 2022.
Popullsia në moshë pune po shënon rënie në të gjithë rajonin, madje fenomeni është i pranishëm edhe në Kosovë (qyteti me popullsinë më të re në moshë).
Kjo rënie që është e dukshme edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi po krijohet nga pakësimi i qëndrueshëm i lindjeve dhe flukset e larta të emigracionit. /Telegrafi/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...