Një studim i fundit i Bankës Botërore mbi shëndetësinë tërheqin vëmendjen se pjesa më e madhe e popullsisë globale kërcënohet nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme.
Çdo vit në të gjithë botën, 15 milionë njerëz vdesin para moshës 70-vjeç nga këto sëmundje kronike ku futen ato, kardiovaskulare, tumoret, diabeti dhe mbipesha. Sigurisht qe dhe vendi ynë nuk bënë ndryshim nga kjo tendence.
Sipas shifrave të Bankës Botërore, mbi 93 për qind shqiptarëve janë të rrezikuar nga këto sëmundje, kjo është panorama në të gjithë rajonit. Serbia me 94.6 për qind, Maqedonia me 95.3 për qind, Bosnja e Hercegovina me 94.5 për qind, kurse në Greqi preken 86.2 për qind e popullsisë.
Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Problemi kryesor është kequshqyerja me te dyja anët, urine dhe mbipeshën. Sëmundjet kronike dhe jo të transmetues hme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje.
Banka Botërore sugjeron seri ndërhyrjesh siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme me shume shesh lojërash nëpër shkolla dhe zona banimi. /TCH
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...