Ekonomia e Shqipërisë përgjatë vitit 2023 rrezikohet nga normat e larta të inflacionit, frenimi i aktivitet ekonomik në Eurozonë dhe së brendshmi nga kontratat koncesionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) lajmëroi Banka Botërore në projeksionet e pranverës për vendet e rajonit ECA (Evropa Lindore dhe Azia Qendrore).
Banka lajmëroi se sfida kryesore e vendit është popullsia me rënie edhe për shkak të migrimit të madh dhe cilësia e dobët të fuqisë punëtore.
BB la të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. PBB-ja e vendit tonë do të zgjerohet me 2.2 për qind këtë vit dhe me 3.4 për qind vitin e ardhshëm, në të njëjtat vlera si në parashikimet e janarit.
Banka analizon se rritja ekonomike e vendit tonë pritet të jetë më e përmbajtur në vitin 2023, në kontekstin e zhvillimeve globale dhe kushteve më të shtrënguara financiare.
Ngadalësimi në Evropë dhe përfundimi i rindërtimit të pasojave të tërmetit do të ndikojnë gjithashtu. Eksportet, konsumi dhe investimet do të rriten me ritme më të ulëta se në periudhën para-pandemisë.
Norma e inflacionit parashikohet të arrijë objektivit prej 3 për qind deri në vitin 2025. Bilanci primar parashikohet të arrihet 0.7 për qind e PBB-së vetëm pas vitit 2023, në respektim të rregullit fiskal.
Konsolidimi fiskal do të vijë kryesisht nga ana e shpenzimeve. Nga ana e të ardhurave, qeveria planifikon të vendosë një numër taksash të parashikuara në Strategjinë Afatmesme Fiskale.
Borxhi publik pritet të bjerë lehtë në 67.9 për qind të PBB-së në vitin 2023, si rezultat i rritjes nominale më të lartë dhe një reduktim gradual i deficitit fiskal.
Banka analizon se, rritja të mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë rrezik kryesor për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë në rënien e të ardhurave reale të disponueshme, të ngadalësojnë varfërinë dhe të kufizojnë hapësirën fiskale të vendit.
Gjithashtu si një ekonomi e vogël, e hapur, Shqipëria është shumë i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.
Ndërsa rreziqet e brendshme burojnë nga fatkeqësitë natyrore, partneritetet publiko-private dhe ndërmarrjet shtetërore, përveç rreziqeve fiskale që rrjedhin nga sektori i energjisë.
Ekonomia shqiptare ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë goditjeve të njëpasnjëshme që nga viti 2019-2020.
Gjatë 2021-2022 ekonomia përjetoi një rikthim i fortë të rritjes së PBB-në që po rikuperohet plotësisht në nivelet para pandemisë.
PBB-ja reale u zgjerua me 8.5 për qind në vitin 2021, duke tejkaluar nivelin e vitit 2019 me 4.7 për qind dhe duke mbyllur plotësisht hendekun e prodhimit. Nivelet e varfërisë vazhduan tendencën e tyre rënëse në vitin 2022.
Qëndrueshmëria ekonomisë shqiptare u ndihmua nga afërsia me tregun e BE, remitancat në rritje dhe eksportet.
Hidrocentralet, të cilët plotësojnë 85 për qind të kërkesës së brendshme të energjisë në një vit me reshjet mesatare, kanë kontribuar pozitivisht dhe kanë mundësuar njëfarë izolimi nga kriza e vazhdueshme energjetike. /Telegrafi/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...