Situata nga zjarri në zonën e Bërzanës të Njësisë Administrarive të Zejmenit në Lezhë të Shqipërisë, është përkëqsuar rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Riaktivizimi i vatrës së zjarrit është në një terren sipërfaqe me bimësi të dendur me shkurre.
Flakët janë përhapur në masivin me pisha të kësaj zone, duke rrezikuar dhe banesat.
Në terren ndodhen 32 forca të ushtrisë, 3 mjete zjarrfiëse ndërsa emergjencat civile të bashkies dhe shërbimi pyjor nuk janë më shumë se 3 persona, ndërsa në ndihme janë edhe 4 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.
Vatra e zjarrit është aktive me intensitet të lartë e favorizuar nga era.
Rritja temperaturave ka ndikuar negativisht dhe për momentin vatra nuk kontrollohet pasi është e shpërndarë.
Bëhet e ditur se rreth 500 metra poshtë vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa të cilat mund të rrezikojnë nëse marrin në drejtim të banesave.
Terreni i vështirë, shpat i thyer dhe distanca e vatrës larg infrastrukturës se vendosur në gatishmëri e bën të pamundur vënien në kontroll.
Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të normalizuar situatën, si e vetmja mënyrë për të përballuar situatën e krijuar. /abcnews.al
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...