Google ADS

Bamir Topi: Ditën e zgjedhjeve instalohet korrupsioni politik

13:52 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka hapur sot fushatën në qytetin e Elbasanit.

Nga aty, ai u është drejtuar mbështetësve të partisë së tij, se me marrëveshjen Rama-Basha në Shqipëri po instalohet korrupsioni politik dhe vjedhja e votës.

Në fjalën e tij, Topi ironizoi me fushatën e dy partive duke theksuar se po bëjnë estradë më premtime boshe.

Sipas tij, korrupsioni në Shqipëri fillon ditën e zgjedhjeve.

“Është korrupsioni politik që ngre ngrehinën më të rëndësishme që është parlamenti mbi bazën e korrupsionit, vjedhjes së votës”, shtoi Topi, shkruan gazeta Shekulli.

Gjithashtu kreu i Frymës së Re Demokratike iu drejtoi një thirrje qytetarëve elbasanas që më 25 qershor të votojnë për një model të ri, atë që përfaqëson FRD.

“Duke i bërë thirrje familjeve të Elbasanit ta orientojnë votën e tyre për të provuar një model tjetër”, tha ai.

Gjatë takimit në Elbasan, Topi prezantoi para mbështetësve edhe kandidatët e FRD-së në këtë qark.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme