Google ADS

Balluku: Zero tolerancë për çdo biznes që abuzon përmes fshehjes së pagave duke prekur xhepin e pensionistëve

14:34 | 27 Tetor 2024
E.G

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku është takuar me pensionistët e Fierit.

Ajo tha se takimi me ta ishte për t’i siguruar se po bëjnë gjithçka për të forcuar skemën e kontributeve, shkruan Arbresh.info.

Balluku theksoi se nuk do të ketë tolerancë për çdo biznes që abuzon përmes fshehjes së pagave duke prekur drejtpërdrejt xhepin e pensionistëve.

“Me pensionistët  e Fierit për ti siguruar se po bëjmë gjithçka për të forcuar skemën e kontributeve, përmes së cilës do të kemi mundësi për të ofruar pensione shumë më dinjitoze. Në këtë betejë të re, për gjyshërit dhe gjyshet, do të ketë zero tolerancë për çdo biznes që abuzon përmes fshehjes së pagave duke prekur drejtpërdrejt xhepin e pensionistëve.”, ka shkruar Balluku. /Arbresh.info/

Të ngjashme