Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka thënë gjatë fjalës së saj në Kuvend se buxheti faktik 2023 do mbahet mend si viti i rritjes së pagave dhe investimeve.
Ajo ka theksuar se viti i kaluar ishte ai që solli normalitet ekonomik dhe financiar, pasi një sërë sfidash si pandemia e Koronavirusit apo tërmeti që goditi Shqipërinë.
“Ne ndërkohë nëse sot do të analizonin buxhetin e 2023 është buxheti më normal i ekonomisë sonë mbas tërmetit dhe pandemisë. Fincancimi i brendshëm është 29.4 miliardë lekë, ndërkohë buxheti i huaj 40.5 % e totalit.
Kemi një rritje prej 15 miliardë lekësh të buxhetit fillestar. Realizimi i buxhetit të vitit 2023 është i ngjashëm dhe me buxhetin e mëparshme të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Disa nga ndryshimet që janë bërë, janë përfundimi i punimeve në ujësjellësin e Gjirokastrës dhe Lushnjes. Ndërsa, kanë nisur punimet për qendrën e trafikut dhe për ujësjellësin në Elbasan.
Sigurisht që buxheti do të mbahet mend për rritjen e pagave të administratës, rritjen e numrit të vizitorëve të huaj dhe për uljen e borxhit.
Nëse do të shtrohej pyetja, qytetarët janë më mirë sot apo dje? Të gjithë do të qeshnin, sepse si paskan shkuar më mirë kur në vitin 2007 nuk kanë pasur zgjidhje”, tha ndër të tjera Balluku./abcnews.al
Arrestohet një person në veri, në shtëpi iu gjetën shumë mje...
Digjet një shtëpi në Shkup, një person e ka humbur jetën ndë...
SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjeti...
Shefi i Këshillit Evropian: Zgjerimi është prioritet për ne
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...
LDK prezanton 38 kandidatet për deputete, Abdixhiku: Rruga d...