Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku ka uruar Vitin e Ri 2025 të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë.
Ndër të tjera, ajo tha se gjatë vitit në të cilin sapo hymë, do të bëhet e mundur ulja e çmimit të energjisë elektrike.
“Për herë të parë, ndërmarrjet tona kanë arritur të bëjnë bilance pozitive të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar shërbime më të mira por edhe kanë shënuar stabilizim të financave të tyre, duke na dhënë mundësinë që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët”.
“Kemi ulur nivelin e humbjeve në nivelin 17.83% duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar uljen e çmimit të energjisë. Gjithashtu kemi arritur në sezon veror të përballojmë fluskin e lartë për energji dhe kjo falë punës së mirë të gjithë punonjësve të OSHEE dhe OST”, u shpreh Balluku përmes një video mesazhi.
Ministrja Balluku tha po ashtu se shumë punë të mira do të bëhen gjatë vitit 2025.
“Kemi kantierin e rëndësishëm të Korridorit 8-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje që do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Shqipërisë por edhe vendeve të rajonit. Korridori 8-të do të ndërlidhet me portin e ri në Porto Romano, gara e të cilit është një garë ndërkombëtare dhe tashmë është e hapur. Porto Romano do t’i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe një port sigurie pasi aty do të jetë edhe një bazë e NATO-s”, tha Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku. /Klankosova.tv
Zjarr në një treg perimesh në Kinë, 8 të vdekur dhe disa të ...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...