Balluku: Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike

11:14 | 4 Tetor 2024
K.B

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Ballulku ka thënë se Shqipëria po udhëheq një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

Balluku citon një fjali nga Shtëpia e Bardhë e cila thotë “Ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme”.

Sipas saj me këtë nismë, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale./Arbresh.infp/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme