Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku është përballur me një situatë jo të këndshme në Kuvend, ku teksa fliste se si qeveria nuk e ka rritur çmimin e energjisë për qytetarët dhe për biznesin e vogël, në një moment është ndërprerë energjia elektrike.
Edhe pse vetëm pak sekonda u deshën që rryma të rikthehej, kjo situatë nuk ka kaluar pa u komentuar nga opozita.
“Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë. Çmimi për të gjithë do të mbetet i pandryshuar…ikin dritat. Helidon ti gëzohesh gjithmonë” tha Ministrja.
Ndërkohë në sallë shpërthejnë komentet.
“E pe me çfarë shpejtësie u kthyen. Në rastin tuaj u deshën invertera. Duhet të kishe inverter të mbaje ndezur dritën e kuzhinës të mos tmerroheshin kalamajtë, por e ka harruar Helidoni” tha ministrja duke qeshur.
“Helidon pse nuk ishte dje te kjo tryeza energjetike? Unë nuk e prisja që ministri në hije i Energjetikës të mos ishte? Uauuu, pse nuk ishe te tryeza, pse i le vetëm me Zana Guxhollin?” e pyeti ajo dhe pas disa sekondash u largua nga foltorja./abcnews.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...