Zëvendës-kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku deklaroi se reforma e thellë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, e nisur nga fundi i vitit 2021, po jep rezultate të prekshme dhe të vërteta çdo vit.
Me anë të një postimi në Facebook, Balluku ka shkruar se sipas performancës për periudhën Janar-Korrik 2024, janë vërejtur përmirësime të dukshme në treguesit teknikë dhe financiarë krahasuar me një vit më parë.
“Reforma e thellë që ndërmorëm në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke nisur nga fundi i vitit 2021, po jep çdo vit rezultate të prekshme dhe të vërteta. Performanca Janar-Korrik 2024 fakton përmirësim të treguesve teknikë dhe financiarë, krahasuar me një vit më parë. Reduktohet uji pa të ardhura, rriten arkëtimet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...