Google ADS

Balluku për nënstacionin e ri në Fushë-Krujë: Investimi afatgjatë dhe eficent

20:03 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Falë një investimi prej 1 miliardë lekësh zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat e saj do të kenë furnizim më të mire me energji elektrike. Teksa bëri të ditur këtë lajm, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se investime të tilla ofrojnë një shërbim më cilësor dhe afatgjatë.

Zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth, tashmë do të kenë një furnizim më të mirë me energji elektrike falë investimit prej 1 miliardë lekësh nga OSSHE. Investimi i cili përfshin ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave dhe ndërtimin e 120 kabinave të reja u inspektua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku dhe administrator i OSHEE.

Në fjalën e saj Balluku theksoi se këto lloj investimesh janë më të qëndrueshme dhe efiçente.

“Investimet e integruara siç është në këtë rast, pra një investim i bërë nga OSHEE-ja dhe nga OST-ja, i studiuar mirë strategjikisht, i cili ofron një shërbim afatgjatë për dekadat në vazhdim, janë investimet më të mira sepse janë investime eficente dhe për më tepër në këtë zonë ne kemi arritur që të mbulojmë nevojat e 40 mijë banorëve”, tha Balluku.

Edhe administratori i OSHEE, Adrian Çela bëri të ditur se ky është vetëm hapi i parë për investime të tilla

“Ky investim pritet të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike në zonën e Fushë-Krujës deri në kufi me Krujën dhe në të ardhmen pritet të ndërtohen edhe tre fidera të rinj”, tha ai./ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme