Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.
“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, deklaroi Balluku teksa vizitoi sot zyrat e OSHEE, ku tashmë ka nisur nga puna shërbimi call center, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve./atsh
Kos flet për Shqipërinë drejt BE-së: Nëse ecet me këtë ritëm...
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cit...
KFOR-i e EULEX-i me bashkëpunim për të rritur sigurinë
Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë
Tre nxënës në një shkollë në Mitrovicë pësuan kontakt me rry...
Dy tërmete brenda një orë në Greqi