Ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nisë në muajin nëntor.
Kjo u tha ditën e sotme nga vetë ministrja gjatë mbledhjes Speciale e 70-të e Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Konferencës Europiane të Aviacionit Civil. Në muajin nëntor, Balluku tha se kantieri do të nisë nga ndërtimi.
DEKLARATA:
E njoh mirë këtë fushë dhe jam krenare që vij nga kjo fushë. Pandemia ka treguar se askush nuk është i paprekshëm nga ngjarje të paparashikueshme. Fatkeqësisht u vumë të gjithë në sprovë, e cila krijoi problematika jo të vogla dhe na tregoi sa e vështirë është të përballesh me mungesën e aviacionit. Të gjithë kuptuan rëndësinë. E pamë me sytë tanë si është të mos ketë më aviacion se çdo të thotë që shtetet të mos lidhen mes tyre përmes ajrit dhe ç’do të thotë që pajisjet fluturuese të qëndrojnë në tokë. E kemi ndjerë këtë periudhë shumë. Sot të ulur në këtë tryezë. Kemi arritur ta hapim vendin tonë gjatë këtij sezoni. Trafiku ajror ka tejkaluar edhe nivelet që kemi pasur. Kjo na bën shpresëplotë se duke punuar bashkë mund të arrijmë në nivelet ku ishim më parë. Kjo nuk na bën të harrojmë ato me të cilat u përballëm dhe vështirësitë duke nisur nga humbjet e mëdha në këtë fushë dhe impaktin në burimet tona njerëzore.
Besoj se kush punon në aviacion nuk punon vetëm për një pagë. Në këtë sallë na bashkon pasioni dhe dashuria për aviacionin. Fakti që hapëm aeroportin e Kukësit. Ne ndërkohë që pandemia nuk kishte fund kishim nisur një garë ndërkombëtare për aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Vlorës, porta për në jug të vendit.
Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve, Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri, Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”.
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...