Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur se në Kantierin e quajtur “Urat” në Unazën e Madhe të Tiranës po punohet me ritme të larta me synim finalizimin e gjithë kësaj vepre në fund të vitit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se veprat e artit janë një element i rëndësishëm i këtij projekti, ku siç tha ajo, kanë avancuar ndjeshëm, shkruan Arbresh.info.
“Urat që ngrihen mbi lumin Tirana tashmë kanë marrë formë.”, tha ajo.
“Më shumë se 70% e punimeve në këtë lot kanë përfunduar dhe do të vijohet me të njëjtat ritme deri në përfundimin e plotë të tij.”, përfundoi Balluku./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...