Balluku në Berlin: Shqipëria kthehet në eksportues energjie në 2030, rol në sigurinë e Ballkanit

09:05 | 25 Tetor 2022
A. B.

Investimet e Shqipërisë në rritjen e prodhimit të energjisë do të ndikojnë në sigurinë e të gjithë rajonit, tha zëvendës-kyrministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, pas takimeve të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se takimi u fokusua në krizën energjetike dhe bashkëpunimin rajonal.

“Projekti i terminalit të lundrueshëm të Vlorës, por mbi të gjitha tubi i transmetimit të gazit që do të lidhë këtë port të lundrueshëm me pikën e dalje së [gazsjellësit] TAP në Fier do të ndikojnë gjithë sigurinë energjetike të rajonit”, tha Balluku.

Këto investimeve, sipas Ballukut, do të prodhojnë deri në fund të dekadës 4 terravat më shumë energji, duke e kthyer vendin tonë në eksportues neto.

Balluku tha gjithashtu se ankandet transparente që ka organizuar Shqipëria kanë sjellë investimeve të huaja, të cilat do të futen në operim në tre vitet e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme