Balluku: Mjetet borëpastruese në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa

09:21 | 10 Dhjetor 2024
E.K

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, kryesisht në zonat malore.

Për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme, zv/kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën me dije se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren.

Balluku ka ndarë një video në rrjetet sociale nga aksi Tamarë-Vermosh, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.

Një thirrje për drejtuesit e automjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, shkruan Balluku./atsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm