Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se qeveria është angazhuar për të ndërmarrë një reformë të thellë në skemën e pensioneve, me fokus uljen e informalitetit dhe rritjen e pensioneve.
E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Fier, për skemën e pensioneve ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të ministrive të linjës, Balluku tha se, “qarku i Fierit regjistron një rritje të ndjeshme të numrit të pensionistëve me bazë vjetore”.
Sipas saj, deri në fund të vitit 2023, në qarkun e Fierit numëroheshin 80 709 pensionistë, ndërsa në 2024 kemi 82 342 pensionistë.
Teksa ndau të dhëna mbi pensionet e fshatit dhe ato urbane për qarkun e Fierit, Balluku tha se, “në qarkun e Fierit kemi 6 mijë pensione suplementare, ndërsa ia kemi dalë të implentojmë moshën 60 vjeç për daljen në pension, 5 vjet më herët për profesionet e naftëtarëve, krahasuar me moshën zyrtare të daljes në pension”.
Ajo vuri në dukje se gjatë diskutime të ndërmarra së fundmi, me dëgjesat publike mbi skemën e pensioneve me qytetarë në zona të ndryshme të vendit, janë trajtuar çështje të ndryshme për skemën e pensioneve, ku fokus është ulja e informalitet për kontributet që vijnë nga krahu i punës./atsh
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë