hoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.
Kështu ka bërë të ditur zv.kryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në rrjetin social në Facebook.
“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, ka shkruar Balluku.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) është shoqata tregtare për linjat ajrore në botë, që përfaqëson rreth 340 linja ajrore mbi 80% të trafikut ajror global. Mbështesin shumë fusha të aktivitetit të aviacionit dhe ndihmojmë në formulimin e politikave të industrisë mbi çështjet kritike të aviacionit.
Qepa e kuqe – aleat i fuqishëm në luftën kundër kancerit
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet sh...
E Fundit/ Talenti i Prishtinës, Ron Raçi ftohet nga Foda për...
“Zëri i së vërtetës për kombin tonë”, Kurti i ur...
Sarri do të rikthehet në stolin e Lazios, mungon vetëm zyrta...
Kjo është gjendja e 27-vjeçarit pas vetaksidentit ku humbi j...