Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën në datën 20 dhe 21 Dhjetor. Sipas mediave serbe Vuçiç do të jetë në Tiranë për nismën “Ballkani i Hapur”, ku takimet këtë herë do të mbahen në Shqipëri.
Takimi është organizuar nga Kryeministri Edi Rama dhe do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” u mbajt në fillim të Nëntorit në Beograd.
Takimi do që do të mbahet javën e ardhshme në Tiranë, u paralajmërua nga Vuçiç gjatë takimit në Beograd. Në këtë takim pritet të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës./tvklan.al/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës