Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ballaku ka thënë se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të infrastrukturës rrugore.
Ballaku tha se janë pjesë e Korridoreve të rëndësishme evropiane ndaj parametrat dhe standardet e veprave janë si asnjëherë më parë, as më pak e as më shumë, por plotësisht të ngjashme me ato të Bashkimit Evropian.
“Si në çdo rast, kemi qenë e jemi të hapur për të dëgjuar çdo shqetësim të komunitetit që preken nga këto investime, ashtu si rasti i banorëve të Thumanës, me të cilët tashmë jemi dakordësuar duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre. Siguria rrugore është parësore, investimet në infrastrukturë do të vijojnë, qytetarët do të kenë gjithmonë e në çdo rast akses të plotë”, shkroi ajo në Facebook./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...