Google ADS

Balla viziton Bashkinë e Mirditës, premton siguri publike dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale

16:17 | 6 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka vizituar sot bashkinë e Mirditës.

Balla bashkë me kryetarin e kësaj Bashkie, Albert Melyshi premtuan se do të bëjnë gjithçka për të garantuar nivelin e sigurisë.

“Vizitë në Bashkinë, Mirditë dhe takim me Kryetarin e Bashkisë Albert Melyshi. Do të bëjmë gjithçka për të garantuar një nivel tjetër të sigurisë publike, hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe të reja kriminale në këtë zonë”, ka shkruar Balla krahas videos që ka publikuar në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme