Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka shqyrtuar këtë të martë (31 tetor) në parim projektligjin për disa ndryshime “Për barnat narkotike dhe lëndër psikotrope”.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla në fjalën e tij para komisionit, ka kërkuar përditësimin e listës së substancave të ndaluara.
Ministri kërkoi ndalimin me ligj të përdorimit të lëndëve si peroksidi i azotit. Balla bëri me dije se i ka përcjellë dy shkresa Kuvendit në thelb të të cilave qëndrojnë propozime për ndryshime në pr.ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope.
“Ka për qëllim përmirësimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope që të ulim sa të mundemi numrin e personave që bien në grackën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope.
Policia e shtetit prej momentit të parë kur u ngarkova me detyrën e Ministrit të Brendshëm mu përcoll shqetësimi i përdorirmit nga të rinjtë i disa lëndëve psikotrope që nuk përfshiheshin në listën që kemi në dispozicion ku konsiderohet shumë e dëmshme përdorimi i peroksidit të azotit e cila konfirmohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore si një lëndë që sjell probleme shqetësuese për shëndetin.
Në shumë raste Policia e Shtetit ka bërë sekuestrimin e bombolave të dyshuara të mbushura me këtë lloj gazi për të shmangur përdorimin e paautorizuar të kësaj lënde për qëllime fitimi.
Droga është një prej burimeve kryesore financiare të çdo lloj aktiviteti kriminal. Kemi përcjellë dy shkresa në thelb të të cilave qëndrojnë propozime për ndryshime në pr.ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope.
Përfshirja e lëndës N2O dhe disa substanca të tjera, të identifikuara në kohë, nga IPSH dhe për të cilat ne sugjerojmë për t’u përfshirë në listën e lëndëve të ndaluara.
Aktivitetet kriminale që merren me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike lëvizin më shpejt dhe ne duhet të kemi më shumë fleksibilitet.
Halli im janë përdorimi i këtyre lëndëve nga të rinjtë. Nuk dua ndalimin e futjes së këtyre lëndëve në Shqipëri, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope, të ndalohet me ligj”, tha Balla.
Ministri shtoi se ndalimi me ligj i përdorimit të lëndëve psikotrope apo narkotike, është dhe një detyrë e Bashkimit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Përdorimi i shtuar i peroksidit të azotit është në fokusin e ndryshimeve legjislative me qëllim ndalimin e tij në shumë vende të BE-së.
Në fund të dhjetorit pritet që propozimet për ndalimin e posedimit të tij nga qytetarët të shoqërohen dhe me ndjekje penale, me ndëshkim deri në dy vite burg, në Britaninë e Madhe.
Përmirësimin e listës. Kjo është çështje e vendimmarrjes së vendeve anëtare apo aspirantë për tu anëtarësuar në BE. Nuk është në pjesën detyruese, por update-imi i saj është në pjesën detyruese për anëtarësimin në BE.
Ngre vëmendjen për luftën kundër përdorimit të lëndëve narkotike. Droga është plagë sociale për shoqërinë dhe një betejë e përbashkët në të gjithë botën”, u shpreh Ministri./rtsh.al/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...