Google ADS

Balla takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari

13:58 | 18 Janar 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Balla tha se Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe nënkryetaren e ASH Bujare Abazi. Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme