Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla ka thënë që Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse.
Balla përmes një postimi në Facebook, e ka përgëzuar policinë për reagimin në rastin në Himarë, ku ndodhi një vjedhje ndaj dy turistëve.
“Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit. Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”, ka shkruar ministri shqiptar.
Tutje ai ka shkruar se do të bëjnë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin.
“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
./
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...