Google ADS

Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit po transformohet drejt standardeve të BE-së

10:21 | 3 Prill 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shqipëri po transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Së bashku me organizatat dhe vendet partnere, të angazhuara në asistencën e tyre të vyer ndër vite për këtë shërbim, diskutuam mbi planin tonë të reformimit të këtij shërbimi, flotën dhe pajisjet zjarrfikëse që kemi e që na duhen, promovimin e profesionistëve në drejtim/menaxhim dhe vlerësimin dinjitoz financiar të njerëzve të palodhur në këtë shërbim”, ka shkruar Balla në një status në Facebook-un e tij.

Ai tha se duhet të bëjnë gjithçka të mund ngremë edhe në Shqipëri modelet e suksesshme në Europë të shoqatave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit./Arbresh.info/

Të ngjashme