Qeveria ka vendosur që të rrisë numrin e shërbimeve ndaj qytetarëve që ofrohen online në gjendjen civile. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla tha se ky shërbim do të kursejë kohë dhe para për qytetarët.
“Thellimi i reformës për sistemin e gjendjes civile. Dy javë më parë komunikova ndryshimet e bëra për sistemin e adresave, ndërsa gjendja civile me këto ndryshime çohet në një nivel tjetër procesi i digjitalizimit të shërbimeve që ofron duke shtura numrin e shërbimeve online dhe kjo është një ndarje e mirë mes atyre pak shërbimeve që do të mbeten në formën e tyre tradicionale dhe pjesa tjetër online duke rregulluare dhe disa problematika ligjore që lidhen me njohjen e vulës digjitale apo vlefshmërisë të këtyre dokumenteve,” tha Balla.
Duke dhënë një shembull të rëndësisë dhe lehtësive që ofrojnë shërbimet online, Balla tha se në 2 vite janë lëshuar 11.3 milionë certifikata online duke kursyer 13.2 milionë euro nga xhepat e qytetarëve.
“Gjatë dy viteve të fundit nga zyrat e gjendjes civile janë lëshuar 11.3 milionë certifikata digjitale e përkthyer kjo në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e qytetarëve është 13.2 milionë euro. Këtu nuk llogaritet as koha e humbur nga qytetarët. Ky revolucion digjital ka kursyer kohë, ka përshpejtuar shërbime pro edhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve. Kjo është arritja e parë dhe ne do e çojmë më tej këtë shërbim,” tha Balla.
Në fund ministri u bëri thirrje qytetarëve qe jetojnë brenda dhe jashtë vendit që të deklarojnë vendbanimet dhe vendqëndrimet pasi është detyrim ligjor.
“Tjetra lidhet një ndërthurje me çështjen e adresave. I drejtohem çdo qytetari është detyrim ligjor deklarimi vendbanimit dhe vendqëndrimit. Në ligj në bëjmë të detyrueshëm deklarimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Shqiptarët që jetojnë jashtë mund ta bëjnë këtë gjë online përmes e-Albania. Në këtë mënyrë krijojmë një regjistër të plotë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Janë 14 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë që kanë kryer këtë detyrim. Shqipëria është sot një nga vendet kampion në Evropë për numrin e shërbimeve online që ofrohen,” tha ai./rtsh.al/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...