Në seancën e sotme plenare, e cila u mbyll me largimin e opozitës nga salla, fjalën për Partinë socialiste e kishte rezervuar kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Balla akuzoi opozitën për pengesën që po i bën reformës në drejtësi dhe për të argumentuar mendimin e tij mori si shembull protestën e 18 dhjetorit.
“Shqipëria është sot më afër se kurrë çeljes së negociatave çka do të bënte një hap epokal në historinë e Shqipërisë. Nuk e meriton aspak as baltën, as tymin, as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika nga reforma në drejtësi. Të gjithë e mbajmë mend sesi në datë 18 dhjetor në mënyrë të koordinuar brenda dhe jashtë opozita u orvat të bllokonte me pahir këtë reformë në momentin shumë ligjor të caktimit të prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm”, tha Balla.
Kreu i Grupit të PS shtoi më tej se PS është e gatshme për të çuar përpara procesin me apo pa konsensusin e palës tjetër.
“Për PS nuk ka dy standarde, dy drejtësi. Ne nuk mund të ndryshojmë opozitën e këtij vendi, do të vazhdojmë të kërkojmë dialog me ju me bindjen se kur vjen puna te kauza si drejtësia apo integrimi nuk ka të majtë dhe të djathtë por shqiptarë dhe antishqiptarë. Askush nuk do të na ndalë në rrugën e Shqipërisë që duam për shtet, punë dhe mirëqenie. Një trinom që varet nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe që ne do ta bëjmë realitet me apo pa opozitën”, deklaroi Balla./G.SH/
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...