Në këto 6 vite e fundit, investimet dhe punët që janë bërë në qarkun e Elbasanit, nuk kanë krahasim me punët e mbledhura bashkë në 23 vite të shkuara.
Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherazi drejtues politik i Qarkut të Elbasanit Taulant Balla, në takimin e ciklit kombëtar “Bashkia që duam” që u zhvillua në Elbasan, duke vënë theksin në faktin se, “gjithçka kemi bërë deri tani është fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm transformimi të Elbasanit, dhe në shumë pjesë të rëndësishme të Elbasanit ne jemi në fillim të punëve”.
“Kemi përfunduar investimet në pjesët qendrore të qytetit, atë të shesheve qendrore por shumë punë të tjera të rëndësishme, vijojnë ashtu siç është edhe angazhimi ynë i para katër viteve, për furnizimin 24 orë me ujë të të gjithë zonave të qytetit”- tha Balla.
Dua të them dy fjalë për ata që u munduan të na pengojnë sadopak rrugën sot këtu, vijoi Balla. “4 vetë ishin gjithsej për të penguar zhvilimin e mëtejshëm të Elbasanit. Nuk kanë për t’ja arritur dot, ashtu sikundër nuk ia arritën dot të bllokojnë Parlamentin legjitim, qeverinë legjitime, nuk do ta pengojnë dot”- tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla tha se, “më 30 qershor ne do të zgjedhim kryetarin e ri të Bashkisë Elbasan, i cili ka për detyrë të vijojë punën e nisur nga kryetari Qazimi dhe sigurisht me energji të reja do të punojë për ta transfomuar tërësht Elbasanin”- tha ai./atsh/
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...