Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka pritur në takim delegacionin e sigurisë nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Balla ka njoftuar se kanë diskutuar mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit, përfshi krimet kibernetike.
“Intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve tona ka sjellë një bashkëpunim më të ngushtë midis agjencive tona ligjzbatuese, e dëshmuar edhe me vizitën e delegacionit të sigurisë nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Diskutuam mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit, përfshi krimet kibernetike, terrorizmin apo dhe ekstremizmin e dhunshëm në funksion të rritjes së sigurisë në vendet dhe rajonet tona. Mbështetja e Arabisë në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit me ekspertizën dhe teknologjinë përkatëse ishte në fokus të takimit me përfaqësuesit në fushën e sigurisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?