Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale do të intensifikohen çdo ditë.”
Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla në eventin “Siguri – Vlerësim – Mbështetje”, për rezultatet e operacionit kombëtar Tempulli, sezonin turistik veror, si dhe paketa ligjore për rritjen e sigurisë.
Gjatë fjalës së tij, ministri Balla është shprehur se po kryehen hetime komplekse nën drejtimin e SPAK apo prokurorive në rrethe do të çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash.
FJALA E PLOTË E MINISTRIT TË BRENDSHËM TË SHQIPËRISË, TAULANT BALLA:
Nuk e fsheh dot gëzimin të shoh sot këtu të shëruar plotësisht dy djem të shkëlqyer, pjesëtarë të organizatës së Policisë së Shtetit, Redin Caushaj dhe Edlir Alleshi, të cilët në ushtrimin e tyre të detyrës, u plagosën rëndë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit.
Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.
Nëse qytetari mendon se ai ka të drejtë ndërsa punonjësi i policisë e ka gabim, qytetari ka gjithë të drejtën dhe mekanizmat ta apelojë vendimin apo urdhërin e punonjësit të policisë në rrugë administrative, por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet.
Kush nuk është dakord me urdhërin apo vendimin e punonjësit të policisë të marrë avokatin, por ne duhet të vendosim një standard të ri në autoritetin e punonjësit të Policisë së Shtetit.
As Ligji, as publiku dhe as Unë që të jem i qartë nuk mund të pranojmë më shtyrje, fyerje, kërcënime, kanosje, dhunë dhe rrezikim të jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ka ardhur koha që të japim shembuj të zbatimit sipas gërmës dhe frymës së Kodit Penal, duke vendosur një standard të ri ndaj kujtdo që ngre dorë kundër Policit dhe Shtetit. Kjo duhet të ndodhë në çdo rast, pa asnjë hezitim.
Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë.
Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal dhe do të përforcohen në Kodin e ri Penal, si dhe në ligjin për Policinë Shtetit.
Në të gjitha takimet që kam patur deri më tani në të gjitha drejtoritë vendore në të 12 qarqet e vendit, ju kam garantuar se meraku që më shoqëron cdo ditë lidhet me dinjitetin e punonjësit të policisë së shtetit.
Rritja e standartit të jetesës dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja.
Prandaj e bëmë fakt dhe kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit që tashmë janë në fazën e përzgjedhur bazuar në kritere të mirëpërcaktuara.
Buxheti 2024 do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie./tvklan
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...