Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimeve të fundit në Tiranë dhe Sarandë.
Këto arrestime janë bërë në kuadër të operacioneve të Policisë Shqiptare për të kapur trafikantët e drogës.
Përmes një postimi në Facebook, Balla ka thënë se janë shënuar rezultate konkrete nga Policia, mirëpo pret më shumë punë dhe sukses duke u goditur “kokat: e grupeve kriminale sa më shpejtë, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete, siç janë aksionet e fundit në Tiranë dhe Sarandë. Ndërsa pres më shumë rezultate në ditët e ardhshme, ri përsëris domosdoshmërinë që të shkohet tek “kokat” e këtyre grupeve kriminale sa më shpejt”, shkroi Balla.
Ndryshe gjatë ditës së sotme në Tiranë janë arrestuar tre persona të dyshuar në flagrancë të cilët dyshohen se shisnin kokainë.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë e 52 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 1mijë e 400 euro, 78 mijë e 900 lekë (728 euro), dhe katër aparate celulare.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit”, shkruan Policia Shqiptare./Arbresh.info/
Milaim Zeka zbulon lidhjen e Atillas me Dianën
“Kodi civil ka mbetur dëmi më i vogël”, Rrahmani: Ligji për ...
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkulo...
Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh futet në shtëpin...
Sa shumë fitojnë yjet e “Friends” nga seriali: Miliona çdo v...
Njerëzit sapo e kanë kuptuar se e kanë shqiptuar emrin Merce...