Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar aksionet e Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë dhe Elbasan për armëmbajtjet pa leje.
Me anë të një postimi jnë Facebook, Balla tha që Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri. Përgëzoj aksionet e Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë dhe Elbasan”, ka shkruar Balla./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...