Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit ka ngritur në një nivel tjetër bashkëpunimin me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia
“Policia e Shtetit ka ngritur në një nivel tjetër bashkëpunimin me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri”, shkruan Balla.
Ai bën të ditur se edhe dy persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë janë gjetur dhe ndaluar nga Interpol Tirana, ku njëri prej tyre fshihej prej shumë vitesh në Londër, Britani e Madhe.
Ndër të tjera, ministri i brendshëm shqiptar shprehet se pret të tjera operacione në bashkëpunim edhe me partnerët, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para drejtësisë.
“Edhe dy persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë janë gjetur dhe ndaluar nga Interpol Tirana, njëri prej tyre fshihej prej shumë vitesh në Londër, Britani e Madhe. Pres të tjera operacione në bashkëpunim edhe me partnerët, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para drejtësisë të shtetasve që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin ku jetojnë”, përfundon ai./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...