Balla: Po vazhdon beteja për izolimin e vatrave të zjarrit, janë angazhuar 40 punonjës dhe 7 mjete zjarrfikëse

16:38 | 20 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla bëri të ditur se beteja për izolimin e vatrave të zjarrit në Libofshë të Fierit po vazhdon.

Balla ka bër të ditur gjithashtu se në teren janë angazhuar 40 punonjës dhe 7 mjete zjarrfikëse.

“Zjarret në vend Vijon beteja për izolimin e vatrave të zjarrit në Libofshë Fier. Për shuarjen e zjarrit në terren janë angazhuar 40 punonjës dhe 7 mjete zjarrfikëse nga Bashkia e Fierit, Lushnjës, Patosit dhe Roskovecit”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme