Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka përkujtuar sot 81-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve.
Përmes një postimi në Facebook, Balla ka kujtuar vendimin e parë të Konferencës së Pezës, që ishte krijimi i “Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje”, përcjell Arbresh.info.
“Më 16 Shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, e cila bëri së bashku 17 delegatë, përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare, me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër pushtuesve fashistë. Vendimi i parë i Konferencës ishte krijimi i “Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Por përveç Konferencës, ajo çfarë duhet të kujtohet gjithmonë është edhe roli i popullit të Pezës dhe i gjithë fshatrave përreth si Pezë e Vogël, Maknor, Çaushe, Damjan, Dorëz, Grece, Gju-Sulkane, Çokollesh, Lis Patros e Kryezi, për kontributin e tyre të shndërruar në monument domethënës i besës dhe mikpritjes së shqiptarit. Pushtuesit në pamundësi për të penguar Konferencën, u hakmorrën pas përfundimit të saj, me popullsinë civile dhe i vunë zjarrin të gjitha shtëpive të fshatit Pezë. Lavdi Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare”, shkroi Balla./Arbresh.info/
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...