Balla përgëzon policinë për operacionin kundër kontrabandimit të barnave mjekësore

14:10 | 21 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin kundër kontrabandimit të barnave mjekësore.

Balla tha se hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Tiranë për operacionin e madh kundër kontrabandimit të barnave mjekësorë, duke çuar pas hekurave 16 persona të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal etj”, shkruan Ballam krahas videos ku shihen pamje nga aksioni./Arbresh.info/

Të ngjashme