Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, nga qyteti i Korçës ka folur për krimet në familje dhe për ngjarjen e fundit në Durrës. Ai ka apeluar tek qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në zbulimin dhe më pas ndëshkimin e agresorëve.
“Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të rënda të krimit brenda familjes, dhe po ashtu një numër i rritur i dhunës në familje ka ardhur për shkakun se policia është munduar të identifikojë të gjitha rastet që kemi patur sinjalizime. Dua të komunikoj me ju faktin që tashmë kemi një protokoll tërësisht tjetër nga Policia e Shtetit lidhur me konstatimin më të parë të një shqetësimi apo një ankese sa i përket dhunës në familje. Kryesisht bëhet fjalë për dhunë me bazë gjinore, dhunë seksuale, dhe unë nxis çdo vajzë, çdo grua, nënë të këtij vendi që të denoncojë rastet e dhunës dhe dua ta garantoj që jo vetëm policia e shtetit për sa i përket pjesës që i takon, por edhe institucionet e tjera, ju e keni parë që kemi filluar një qasje të re për sa i përket pronave të sekuestruara nga krimi dhe korrupsioni. Do mundohemi që një pjesë e këtyre pronave ti vendosim në shërbim të organizatave joqeveritare, të cilat të kthehen në strehëza apo shtëpi për vajzat, gratë të dhunuara dhe kjo betejë nuk është një betejë që mund ta fitojë vetëm policia e shtetit”, tha Balla.
Ai garantoi qytetarët, se Policia e Shtetit do jetë aleati kryesor në goditjen e fenomenit të dhunës në familje./ abcnews.al
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...