Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur sot për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.
Në një komunikim me gazetarët pas një ceremonie me rastin e 79 vjetorit të çlirimit të Mallakastrës, Balla u shpreh se për herë të parë, ky proces do të drejtohet nga PS-ja.
“Procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes së presidentit të republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces që do të ketë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe”, ka shtuar Balla.
“Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, president normal dhe mbi të gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do të jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla, raporton A2 CNN.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...