Lufta kundër pandëshkueshmërisë ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të bashkëpunimit me INTERPOL.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla priti sot në takim Presidentin e Interpol, Ahmed Naser Al-Raisi me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore e narkotikëve, kërcënimet kibernetike, përmirësimin e sigurisë në rajon e më gjerë, si dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.
Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit midis agjencive të specializuara të zbatimit të ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të ruajtur sigurinë e komuniteteve në mbarë botën.
U diskutua gjithashtu mbi përdorimin e bazave të të dhënave dhe mjeteve të ofruara nga INTERPOL, si dhe nevojën për të shfrytëzuar nismat e shumta të lancuara nga organizata, për të ndërtuar kapacitete dhe për të trajnuar personelin e zbatimit të ligjit.
Në takim u evidentua rolin aktiv të Shqipërisë në mundësimin e INTERPOL-it për të luftuar krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, kërcënimet kibernetike, në përmirësimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Presidenti i Interpol po qëndron në Tiranë në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale Europiane të Interpol-it, e cila mbyll punimet ditën e sotme./abcnews.al/
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...