Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, paralajmëroi një tjetër aksion kundër krimit të organizuar në Shqipëri, ku në bazë të informacioneve të ardhura nga jashtë dyshohet se janë përfshirë dhe punonjës së Policisë së Shtetit.
Gjatë deklarimeve në Komisionin për Çështjet Europiane, Balla tha se të dhënat për këtë operacion kanë ardhur nga EUROPOL, ku janë evidentuar dhe punonjësit e policisë që kanë ndihmuar organizatat kriminale.
Balla theksoi se Policia e Shtetit ndodhet në një fazë vetëprastimi për të rikthyer besimin e qytetarëve tek ky institucion.
Ai shtoi se çdo efektiv që ka pasur akses në aplikacionet EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit.
“Pastrimi i policisë është pjesa e kalimit të policisë në një nivel tjetër, ku qytetarëve t’u kthehet besimi te policia. Është e vërtetë që në këto 30 e kusur vite ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të jenë të përfshirë në kontakte me botën e krimit. Ndaj i kam kërkuar drejtorit të policisë, për shkak se jemi në kontakt dhe me Europolit që të jemi të informuar. Për çdo punonjës të policisë së shtetit që do të rezultojë se do të ketë pasur përfshirje në këto rrjete, do të përjashtohet nga Policia e Shtetit, edhe nëse në ato komunikime s’do të jetë i përfshirë. Nëse policët ulen në kafe apo restorante me grupe kriminale, do të zbatohen masa. Prokuroria, këtu i referohem SPAK, po vazhdon hetime të thelluara mbi bazën e të dhënave nga EUROPOL dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete ku do të ketë dhe punonjës të policisë, ku do të vetëpastrohet policia por dhe shoqëria.”, tha Balla./euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...