Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla bëri të ditur të shtunën se operacionet kombëtare të Policisë së Shtetit “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempullit”, po gjurmojnë personat me precedentë kriminalë që cënojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka përgëzuar “Departamentin e Policisë Kriminale dhe drejtorive vendore në Shkodër, Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Elbasan, Vlorë e Shkodër për zbardhjen e djegies së tre automjeteve, ndalimin e pesë personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbardhjen e një sërë vjedhjeve të ndodhura më parë dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...