Balla njofton se është arrestuar një tjetër punonjës policie për shkelje të rëndë

10:25 | 23 Shtator 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se është arrestuar një tjetër punonjës policia në Policinë Kufitare të Durrësit, për një shkelje të rëndë.

“Ndërsa vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit, një tjetër punonjës policie është arrestuar në Policinë Kufitare të Durrësit, për një shkelje të rëndë. Forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm”, ka shkruar ai.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Balla shkruan se hetimet për punonjës të nivelit të parë mundësojnë pastrimin e duhur dhe besimin e plotë të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

“Hetimet për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrar, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm, do të na mundësojnë pastrimin e duhur dhe besimin e plotë të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, ka përfunduar shkrimin Balla./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme