Google ADS

Balla: Një tjetër shtet pritet të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, thirrje Kosovës të bashkohet në këtë nismë

13:36 | 23 Maj 2022
A. B.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla deklaroi se në javët në vijim, një tjetër shtet nga Ballkani Perëndimore do të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla foli për nismën “Ballkani i Hapur” por nuk tregoi emrin e shtetit që pritet të aderojë.

Ai u shpreh se edhe Bosnje dhe Hercegovina mund t’i bashkohet nismës, pas zgjedhjeve që ky vend do të zhvillojë në vjeshtë.

“Nuk ka asnjë dyshim që javët në vijim, edhe një tjetër vend do t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur. Unë jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në vjeshtë në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe qeveria boshnjake do t’i bashkëngjitet “Ballkanit të Hapur”, tha Balla.

Sipas tij, “Ballkani i Hapur” i ka shërbyer eksportuesve shqiptarë, teksa shtoi se do t’i bënte thirrje Kosovës që të bashkohet në këtë nismë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme