Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla e ka nisur ditën me emocionet e djeshme, ku Kombëtarja shqiptare siguroi kualifikimin në EURO 2024.
“Mirëmëngjes, dhe me emocionet që i dhuruan çdo shqiptari kudo që jeton e punon djemtë e kombëtares kuq e zi në Moldavi, duke e çuar Shqipërinë zyrtarisht në europianin e Gjermanisë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Balla krahas videos që ka ndarë në Facebook.
Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”./Arbresh.info/
Heqja e masave ndaj mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ...
Emri i tij u përfol shumë, vjen reagim i Arbër Zenelit sa i ...
Një qytetar nga Shtimja dorëzon në polici para të gjetura
Abdixhiku viziton Drenicën, qëndron në kullën e heroit Ismet...
ZYRTARE: Pas Pejës, Hadar jep dorëheqje edhe nga Kosova
Arrestohet kosovari në Maqedoni të Veriut, dyshohet se e kis...